Të fundit

Investim prej 1.3 milion eurove, Çeku: “Fadil Vokrri” është gati të mirëpresë ndeshje të mëdha

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për të pritur ndeshjet ndërkombëtare.

Çeku ka ndarë disa fotografi në rrjetin e tij social në Facebook, duke njoftuar për ndryshimet e bërë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Fusha e re është ndërtuar duke përdorur sistemin hibrid, i cili është fjala e fundit e teknologjisë në botë. Ky sistem garanton qëndrueshmëri dhe performancë të lartë të fushës në çdo kusht atmosferik. Përveç sistemit hibrid, stadiumi tani ka një sistem të përparuar të drenazhimit dhe ngrohjes, i cili siguron që fusha të jetë gjithmonë në gjendje optimale për lojë. Pajisjet e specializuara për mirëmbajtje janë blerë, dhe stafi është trajnuar për tu siguruar që fusha të mbetet në kushte të përsosura për çdo ndeshje”, thuhet në postimin e Çekut.

Realizimi i këtij projekti është bërë nga një kompani e certifikuar nga FIFA, ndërkaq investimi ishte i përbashkët mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Sportit.

Në shtator, stadiumi “Fadil Vokrri” do të presë ndeshjen e parë të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci