Të fundit

Kryetari i LDK-së përkujton Kolë Berishën, në tre vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përkujton ish nënkryetarin e LDK’së dhe ish kryetarin e Kuvendit, Kolë Berisha, në trevjetorin e vdekjes.

 

“Në 3 vjetorin e vdekjes, kujtojmë dhe nderojmë figurën e shquar të Kolë Berishës, ish-kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Kolë Berisha ishte patriot i orëve të vështira, një politikan i madh dhe një luftëtar i palodhur që punoi me përkushtim për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës”.

 

Abdixhiku shtoi se Berisha ishte shtyllë e fortë e institucioneve dhe zë i fuqishëm për aspiratat e popullit të Kosovës.

“Si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kolë Berisha ishte një shtyllë e fortë e institucioneve dhe një zë i fuqishëm për aspiratat e popullit tonë. Bashkëpunimi i tij i ngushtë me themeluesin e shtetit tonë, presidentin historik Ibrahim Rugova, mbetet dëshmi e përkushtimit të tij për idealet më të larta kombëtare.

Në këtë ditë, rikthejmë në mendje vlerat që ai përfaqësonte dhe që na frymëzojnë ende sot. Kosova është më e fortë falë njerëzve si Kolë Berisha, të cilët me guxim dhe vendosmëri i dhanë formë ëndrrës sonë për liri dhe shtetësi.

I përhershëm kujtimi për veprimtarin, Kolë Berisha!”

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci