Të fundit

Salih Sekiraqa njëri nga të plagosurit në rastin që përfundoi tragjikisht në Prishtinë

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjën Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht.

Siç mëson Sinjali, bazuar në informacionet e para, njëri nga të plagosurit është edhe Salih Sekiraqa, i cili tashmë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ai dyshohet se ka marrë plagë në këmbë.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci