Të fundit

A do të pranonte AAK-ja të hynte në koalicion me VV-në për postin e presidentit – ja çfarë thotë Ardian Gjini?

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se lideri i partisë së tij, Ramush Haradinaj, nuk do të pranonte asnjë kompromis të hynte në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje edhe nëse atij i ofrohet posti i presidentit.

I ftuar në emisionin Paradoks, me gazetarin Vehbi Kajtazi, Gjini ka shtjelluar shumë tema, me fokusin kryesor, gjendjen e tanishme në skenën politike.

Gjini është pyetur edhe rreth zgjedhjeve të reja parlamentare që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm, duke theksuar se AAK-ja nuk do të pranojë kurrsesi të hyjë në koalicion me LVV-në.

“Aleanca i ka vendimet e veta dhe të gjithë e dinë se ka pasur rirreshtime, por dihet se për një periudhë të gjatë kur marrim vendime ne ato i mbajmë, për shkak se besojmë se nuk i shërbejnë interesit të vendit dhe ne tashmë jemi të bindur se zgjatja e këtyre politikave të Albin Kurtit nuk i shërbejnë vendit. Edhe me çmimin e presidentit, Ramush Haradinaj nuk do të pranonte të hynte në qeveri.

Nuk është aspak korrekte me i përsërit fjalën e kryetarit Ramush Haradinaj i cili disa herë e ka potencuar se nuk ia bëjë këtë shërbim të keq vendit për asnjë benefit dhe nuk ka qysh të përkthehet ndryshe se jo”, ka thënë Gjini në Paradoks.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci