Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka reaguar pas humbjes turpëruese që pësoi Kosova nga Rumania me rezultat 3 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri” të premten mbrëma.
Rexhbeçaj luajti gjatë tërë takimit dhe pati një paraqitje solide, por nuk ishte e mjaftueshme, teksa për humbjen ka kërkuar falje.
“Rezultati nuk ishte ai që të gjithë e dëshironim, dhe për këtë ju kërkojmë falje. Por jemi të vendosur të kthehemi më të fortë. Na presin sfida përpara”, ka thënë Rexhbeçaj.
