Të fundit

Hoti: Hardh Fest, shembulli më i mirë për përkrahjen e prodhuesve vendorë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka lavdëruar festivalin Hardh Fest, për të cilin ka thënë se është shembulli më i mirë për përkrahjen e prodhuesve vendorë.

Në një postim në Facebook, Hoti ka bërë thirrje që të vizitohet festivali që ka joshur turistë të huajë dhe vendorë.

“Për kokërr t’qefit! Sot, në Rahovec vizituam festivalin “Hardh Fest”, i cili tani është bërë një festival shumë atraktiv për turistët e huaj dhe vendorë. Ju ftoj që ta vizitoni dhe të shijoni produktet cilësore të verës vendore dhe atmosferës fantastike që mbizotëron në këtë festival”, ka shkruar Hoti.

Hardh Fest është shembulli më i mirë për përkrahjen e prodhuesve vendorë dhe shpërfaqjen e cilësisë që kanë këta prodhues. Ta vizitojmë dhe ta shijojmë këtë festival. Gëzuar!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci