Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Qipros të hënën në orën 18:00 në stadiumin AEK Arena të Larnakas.
Ndeshja e dytë pas zyrtare e Franco Fodas në stolin e kombëtares do të mund të ndiqet live në Radio Televizionin e Kosovës dhe në Super Sport Albania, në platformën Artmotion.
Në fazën e parë të Ligës së Kombeve, ‘Dardanët’ pësuan disfatë zhgënjyese me rezultat 3-0 nga Rumania.
