Të fundit

Policia konfiskon dokumentacionin nga kasaforta e Bankës serbe në Leposaviq

Organet e rendit sot kanë marrë dokumentacionin nga kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq.

Në pjesën ku ndodheshin zyrat e këtij institucioni serb, ndodhet një mjet i blinduar dhe rreth ndërtesës ku ishte e vendosur komuna paralele serbe shihen të parkuara automjete të policisë, raporton portali serb “kosovoonline”.

Përballë objektit janë edhe mobiliet të cilat po i nxjerrin punonjësit e zyrës së Shoqatës serbe “Më Përkrah”. Ata ishin dukshëm të mërzitur dhe pa disponim për të thënë asgjë para kamerave, por konfirmuan se u ishte thënë të lironin hapësirën, pretendon ky portal.

Kasaforta e Bankës Popullore Serbe në Leposaviq nuk ka funksionuar që nga muaji maj, kur u mbyllën të gjitha objektet e Kursimores së Postës serbe dhe ndodhet në ndërtesën ku deri tani ishte komuna paralele serbe në Leposaviq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci