Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka theksuar se pas 72 orët e ardhshme do t’i drejtohet publike në Serbi.
Në fjalimin e tij para mediave, Vuçiq, pas dy orësh bisedimesh me të dërguarin special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dhe ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, bëri të ditur se në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohet publike në Serbi dhe të prezantojë se “çfarë kërkon Serbia” dhe, siç theksoi ai, “çfarë nuk e ka përmbushur bashkësia ndërkombëtare”.
“Në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohemi publikut dhe do të flas se çfarë kërkon dhe çfarë pret Serbia”, ka thënë Vuçiqi dhe ka paralajmëruar se në tetor do të dalë para Kuvendit të Serbisë me propozime se çfarë do të bëjë Serbia për gjithë situatën”, transmeton Paparaci.
“Duhet të luftojmë për Serbinë në botë, të kërkojmë aleatë, do të bëjmë gjithçka që është e mundur për këtë, por tashmë është e qartë se Kurti dëshiron “vetëm shkatërrimin dhe dëbimin e popullit serb”, mendoj se tani është bërë e qartë të gjithëve, jo vetëm tek ne”, ka pretenduar ai.
Në favor të aspiratave të Kurtit flasin, siç pretendon ai, veprimet e tij si “anulimi i vendeve të punës, pengimi i martesave, divorceve, marrjes së certifikatave të vdekjes”.
“Me gjithë këtë vijnë vetëm fjalë dënimi nga Evropa dhe QUINT-i. Pra, sado që të keni duart të lidhura dhe të jeni në pozitë të vështirë që nga viti 2008, duhet të ndërmerrni veprime që do të çojnë ose në kthimin e disa të drejtave, ose të thoni që nuk jeni në gjendje të ruani dhe mbroni popullin tuaj, ne nuk kemi të drejtë për këtë të fundit, sepse jemi të detyruar nga Kushtetuta, por edhe nga marrëveshjet në Bruksel”, ka thënë Vuçiqi dhe ka përsëritur se do t’i drejtohet publikut në 72 orët e ardhshme me masa dhe çështje serioze.
Sa i përket dialogut, sipas fjalëve të Vuçiqit, ai është i gatshëm të shkojë sot në Bruksel dhe të bisedojë me Kurtin, por Serbia nuk është e gatshme dhe nuk do të lejojë “dëbimin dhe persekutimin e popullit serb”./Paparaci.com
