Të fundit

Bajrami: “Për katër vjet të Qeversië Kurti korrupsioni kapë shumën prej 273 milonë Euro”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kalkuluar ndritjen e korrupsionit përgjatë katër viteve të Qeverisë Kurti.

Përmes një postimi në Facebook Bajrami tha se Kryeministri, Albin Kurti nuk e ka luftuar korrupsionin dhe se gjatë mandatit të tij korrupsioni kapë shumën prej 273 milionë Euro.

“Për katër vjet të Qeversië Kurti korrupsioni kapë shumën prej 273 milionë Euro.

Albin Kurti nuk e lufton korrupsionin, nuk e ka bërë që katër vite, kësaj kauze tanimë nuk i beson as Vjosa Osmani e lere më qytetarët e vendit”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera Bajrami ka një mesazh direkt për Kryeministrin.
“Albin,

Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik prej 𝟐𝟏 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏, 𝐤𝐮𝐫 𝐣𝐮 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐊𝐫𝐲𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐫 𝐦𝐞 𝟓𝟏% 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟏 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒, vetëm në nivelin qendror janë lidhë 𝟐𝟏𝟐𝟑 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐮𝐚𝐫𝐚 (njëburimore) 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐄𝐮𝐫𝐨, prej tyre 𝟏𝟑𝟒𝟖 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 janë kontrata për herë të parë, ndërsa 𝟕𝟕𝟓 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 janë aneks-kontrata.
𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐄𝐮𝐫𝐨, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kry negociatat në katër sy.
Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu vetën”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci