Një qytetar ka dorëzuar në polici një armë zjarri-pistoletë me një karikator.
Të njëjtën dyshohet se e kishte përdorur në një rast me 30 gusht një familjar i tij dhe më pas e kishte fshehur para se të ikte nga Kosova.
I dyshuari ka konfirmuar të do të paraqitet në stacionin policor kurdo që kthehet në Kosovë. Rasti është në proces hetimi.
