Të fundit

Djali i heroit Sali Çekaj aderon në LDK

Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për aderimin e tij e ka bërë publik kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“I biri i heroit Sali Çekaj, Hyseni, na u bashkua në rrugëtimin tonë të djathtë. Atë, Valentinën e djalin e tyre Saliun – që mbante me krenari emrin e heroit – i pritëm në LDK së bashku me bashkëluftëtarë të babës së tij, tani bashkëveprimtarë të tij politik”, ka shkruar Abdixhiku në postimin e tij në Facebook.

Kreu i LDK-së ka njoftuar po ashtu se Hysen Çekaj do të jetë kandidat i LDK-së për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega në Gjermani.

“Si kandidat i parë i mërgatës, ai vazhdon rrugëtimin politik e ideologjik të prindit të tij, Heroit Sali Çekaj, në shtëpinë e vetme rugoviste e të demokracisë. E djathta po bashkohet po bëhet një. Në një vend, në një shtëpi, në një rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci