Të fundit

Dëmtohet Mbappe, tre javë jashtë fushe

Real Madrid ka konfirmuar lëndimin e Kylian Mbappe. Sulmuesi pritet të jetë jashtë për të paktën tre javë, me “Galaktikët” që të dielën luajnë kundër Atl. Madrid në derbin e qytetit.

Fitorja 3-2 kundër Alaves nuk ka qenë pa pasojë për ekipin e Ancelottit, që pa Mbappe me një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë.

Sipas The Athletic, testet për shqetësimin e muskujve kanë zbuluar një dëmtim që ishte më i rëndë nga sa mendohej. Ai pritet të mungojë rreth tre javë. Sulmuesi humbi dje dhjetë minutat e fundit në fitoren kundër Alaves, teksa gjeti edhe rrugën e rrjetës.

Carlo Ancelotti kishte thënë se priste që Mbappe të ishte i aftë për derbin, por testet e sotme kanë zbuluar një problem më të madh. Është është një goditje e madhe për ‘Los Blancos’, të cilët janë ende në pritje të rikuperimit të Eduardo Camavinga për derbin. Mbappe do të mungojë për ndeshjet kundër Atlético Madrid, Lille (Champions) dhe Villarreal.

Real Madrid do të jenë pa Mbappe, David Alaba, Brahim Diaz dhe Dani Ceballos, të gjithë të dëmtuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci