Të fundit

Qeveria Kurti kundër veteranëve të UÇK-së

Shkruan: Ramush Ahmetaj

Erdhi në pushtet me shumicë votash, por gjatë gjithë mandatit të tij qeverisës e terrorizoj popullatën e Kosovës me dogma, mashtrime e gënjeshtra. Në këtë qeveri Shtetit të Kosovës i ndërtuar me gjak e sakrifica po i humbë shkelqimi.

Çdo gjë progesive që egzistonte në qeveritë e shkuara, në qeverinë Kurti po venitet. Albini e dorzoj Kosovën. Serbia duke e parë këtë gjendje të mjeruar që e solli Albin Kurti me qeverisjen e tij të dështuar, i ka ndezur motorrët për ta destabilizuar Kosovën.

Qëllimi i saj i vetëm në këtë kohë është për tja shkatrruar imazhin para bashkësisë ndërkombëtare. Erdhi në qeveri duke i akuzuar çlirimtarët, udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë qeverisjes së tij, Albin Kurti thuri akuza të paqena me lloj-lloj insynuatash kundër UÇK-së.

Gjithmonë elektoratit të tij për liderët e UÇK-së ju drejtua këta hajnat, krminelat e fyrje tjera që nuk janë etike për një lider shtetëror ti quan kështu çlirimtarët. Albini që kur erdhi në pushtet, vazhdimisht i ka provokuar veteranët e UÇK-së, i ka nxitur ata vazhdimisht që të rebelohen.

Kjo Qeveri i ka përjashtuar veteranët e UÇK-së nga Ligji për pagën minimale, me ndihmën e Listës Serbe. Në këtë rast ai u bë me terroristët serbë të Vuçiqit kundër veteranëve të varfër të UÇK-së! Ky është një tregues i qartë se atij po i bjen maska dhe po i duket fytyra e vërtetë prej intriganti i cili vetëm për të mirën e Kosovës nuk punon. Erdhi në pushtet duke premtuar që do ta zhdukim hajninë, por kur u ngjit në pushtet u bë hajni më i madh. Erdhi në pushtet në emër të uniteti, por kur e arriti qëllimin, u bë përqarsi më i madh i shqiptarëve. I përçau shqiptarët e Preshevës, dhe kërkoj (zyrtarisht) nga Serbia numrin e saktë të ushtarëve të UÇPMB-së! Por doli edhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë, duke i përkrahur serbomaqedonët të ngjiten në pushtet për ta rrëxuar Ali Ahmetin.

Dhe tash që fituan serbomaqedonasit e Albinit, po u mohojnë shqiptarëve të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Maqedonisë. Albin Kurti as një herë të vetme gjatë qeverisjes së tij nuk i ka nderuar veteranët as UÇK-në. Ai i ka luftuar ata me të gjitha mundësitë që ka pasë në dispozicion.

Por edhe i shfrytëzoj të gjitha rastet për ti goditur, duke përfshi këtu edhe rastin e mos përfshirjes së veteranëve në pagën minimale. U bë bashkë me Listën serbe për t’i lënë jashtë pagës minimale ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Akuzat ndaj kësaj shtrese qeverisja Kurti nuk i ndali kurrë, ai e akuzoj kreun e UÇK-së për veteran të rrejshem, por heshti në projektin e pastrimit të listave të veteranëve të rrejshëm, për ti dëmtuar veteranët e vërtetë në emër të pastrimit të listave. Albini nuk është asgjë më shum se sa mashtruesi më i madh në Kosovë.

Puna më e madhe e kësaj qeverije ka qenë takimet në konferenca për shtyp, propaganda dhe agjitacioni kundër strukturës së UÇK-së. Prandaj në Qeverisjen e re pa Albin Kurtin UÇK-së dhe veteranëve do tu kthehet dinjiteti dhe lavdia e tyre çlirimtare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci