Kuvendi i Komunës së Gjilanit dështon sërish të mbajë seancën, opozita po e kushtëzon pjesëmarrjen me transmetim medial.
Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka dështuar sërish të mbajë seancën e rregullt, për shkak se opozita, e cila e ka shumicën në këtë përbërje, po e kushtëzon pjesëmarrjen e saj me transmetim të drejtpërdrejt medial, duke mos u mjaftuar me transmetim online përmes live stream dhe shpërndarjes së saj në shumicën e medieve lokale.
Në rend dite të seancës së sotme, të gjashtës me radhë, kanë qenë këto pika: Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023 (Plani i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit), Vlerësimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Gjilanit, Projekt Rregullorja për ndarjen e bursave, Diskutimi rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e margjinalizuara.
