Të fundit

LeBron James godet dhe ofendon të birin bashkëlojtar, situatë e pazakontë te Lakers

LeBron James dhe i biri i tij Bronny janë pjesë e Los Angeles Lakers, teksa NBA sheh një sezon të ri special, ku për herë të parë në histori babë e bir luajnë në një ekip.

Tej zhurmës për këtë arritje, Bronny dhe LeBron kanë qenë aktorët kryesor të një përplasjeve në stërvitjen e ekipit nga Los Angeles.

Në një moment gjatë stërvitjes , ndodhi që djali i tij të luante në mbrojtje ndaj LeBron.

Sipas raportimeve, në një moment Bronny pati fatin e keq të prekte apo godiste në dorë babanë e tij, i cili sulmonte vijën e gjuajtjeve të lira me topin në dorë.

Aksioni përfundoi me LeBron që u shkëput nga Bronny nën kosh dhe shënoi, më pas u kthye drejt tij dhe filloi me fjalë të ashpra, ofendime dhe provokime.

Djali i koshashënuesit më të mirë në historinë e NBA (40,474 pikë) u zgjodh nga Lakers si zgjedhja e 55-të në draftin e këtij viti. Bronny ka lindur në vitin 2004, kur babai i tij ishte një debutues 19-vjeçar me Cleveland Cavaliers.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci