Të fundit

Smajljaj: A ka diçka që nuk kemi urinuar?

Shkruan Avdi Smajljaj

I nderuar z.Ambasador, fatkeqësisht ne k’të dimë.

Nuk kemi lënë gjë pa e urinuar.

E kemi urinuar shtetin, duke e kapur atë e duke mos e lënë që të zhvillohet.

I kemi urinuar institucionet, duke i kapur e mbushur me partizanë e sebepa, me nepotizëm e klientelizëm.

E kemi urinuar arsimin, qerdhet, shkollat, universitetet. E kemi urinuar të ardhmën dhe të tashmën e fëmijëve tonë.

E kemi urinuar ASHAK me emrime partizane.

E kemi urinuar shëndetësinë. Ju lutem z. Ambasador shkoni në spitalet publike dhe e përjetoni shtypjen sistematike e strukturore. Shkoni në spitale private dhe e shihni si iu kasiratin kasapët.

E kemi urinuar lirinë e mediave me partizanmedia e jobjektivitet.

E kemi urinuar drejtësinë me institucione të varura të drejtësisë.

I kemi urinuar lumenjët. Aty janë tërë ujrat tona të zeza.

I kemi urinuar pyjet duke i prerë ato.

E kemi urinuar infrastruktutën me mungesën e madhe të rrugëve e stërzgjatjen e punëve në rrugë.

E kemi urinuar urbanizmin me ndërtimet kaotike.

E kemi urinuar taksën e qytetarëve me tenderomani e tendera njëburimor.

E kemi urinuar demokracinë (që ju na e sollët) përmes autoritarizmave.

E kemi urinuar ekonominë e tregut përmes krijimit të monopoleve, mungesës së konkurencës së lirë, dhe shitjes së pasurisë kombëtare kinse si privatizim.

I kemi urinuar promovimet e vlerave fetare duke marrur mësimet fetare copy paste interpretime të fesë nga kontekste ku nuk ka as dije as liri, e duke i bërë konveritimet fetare konvertime politike.

E kemi urinuar liberalizmin e lirinë, duke shkelur çdo ditë të drejta dhe liri të qytetarëve.

Kemi urinuar mbi traditën e mbi modernen, mbi komunitaren e mbi individin.

E kemi urinuar parlamentarizmin duke e bërë paralamentin një ‘yes man’ të qeverisë, e duke rrënuar balancet e pushteteve.

E kemi urinuar shoqërinë civile, duke e bërë atë vegël të qeverive.

A ka diçka që nuk e kemi urinuar?!

Andaj, i nderuar Ambasador, kërkojmë mirëkuptim, ne k’të dimë. Kam frikë që do të urinojmë edhe brenda klubit, jo vetëm te dera.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci