Të fundit

Hamza për deklaratën e Hovenierit: Nuk ua tha qytetarëve, por qeverisë së Kosovës

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili ka thënë se “mos urinoni në derën e klubit ku dëshironi të hyni”.

Hamza ka thënë se deklarata është vetëshpjeguese.

“Nuk ka të bëjë me qytetarët e Kosovës, nuk iu ka drejtuar qytetarëve të Kosovës. Është për keqardhje, nuk është e momentit, është si rezultat i veprimeve të caktuara në kontinjuitet viteve të fundit dhe është për keqardhje që miqtë, hisedarët e mëdhenj në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Ia ka thënë qeverisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që kontribuuan për me ardh deri këtu”, ka thënë Hamza.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci