Të fundit

Izraeli sulmon selinë e Hezbollahut në Bejrut

Izraeli ka kryer një sulm masiv ndaj asaj që tha se është selia qendrore e Hezbollahut – që është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – në periferi të Bejrutit, teksa një televizion izraelit tha se lideri i grupit, Hassan Nasrallah, ishte caku i sulmit. Sulmi ndodhi pak pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se veprimet ndaj organizatës, të shpallur terroriste, nuk do të ndalen.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha më 27 shtator se forcat izraelite shënjestruan selinë kryesore të Hezbollahut, që gjendet në mesin e ndërtesave të banimit, pas raportimeve për shpërthime të mëdha dhe zjarr në atë zonë.

Ende nuk ka informacione për vendndodhjen e Nasrallahut pas sulmit.

Netanyahu ndërpreu vizitën e tij në SHBA dhe do të kthehet menjëherë në Izrael.

I udhëhequr nga Nasrallahu, Hezbollahu – që mbështetet nga Irani – ka zhvilluar raporte të ngushta edhe me bashkëpunëtorët e tjerë dhe grupet e tjera të armatosura që mbështeten nga Teherani, duke iu ndihmuar në trajnimin e luftëtarëve.

Televizioni Al-Manar, që udhëhiqet nga Hezbollahu, tha se të paktën katër ndërtesa ishin shkatërruar gjatë sulmit, duke raportuar për numër të madh të viktimave. Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se dy persona janë vrarë dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci