Të fundit

Al-Nassr kërkon të zgjasë kontratën e Ronaldos

Al-Nassr thuhet se ka hapur bisedimet për zgjatjen e kontratës me Cristiano Ronaldon, i cili ka vendosur se dëshiron të luajë Kupën e Botës 2026.

Ronaldo ka qenë i prirur t’u bëjë të ditur të gjithëve se ai e ka dashur periudhën e tij një vit e gjysmë në Lindjen e Mesme dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë tani është në bisedime për të zgjatur kontratën e tij me Al-Nassr, pavarësisht klubi është i treti në Ligën Pro Saudite, katër pikë prapa rivalëve dhe kampionëve në fuqi Al-Hilal.

Nëse Ronaldo do të nënshkruante një kontratë të re me Al-Nassr, ai do të siguronte të ardhmen e tij me klubin, pasi kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Kjo do ta mbante gjallë ëndrrën e tij për të luajtur në Kupën e Botës së ardhshme dhe për të fituar kompeticionin, i cili do të luhet në Shtetet e Bashkuara pas dy vitesh.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, Al-Nassr tashmë ka hapur bisedimet e rinovimit me Ronaldon për të shmangur humbjen e tij si lojtar i lirë në fund të sezonit, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.

Ronaldo gjithashtu e ka bërë të qartë se dëshiron të bëhet lojtari i parë që do të luajë në gjashtë Kupa Botërore, kur turneu do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara në verën e vitit 2026.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci