Të fundit

Kurti u flet bashkëatdhetarëve në New Jersey për ndërhyrjen e NATO-s, u përmend edhe UÇK-në

Kryeministri Albin Kurti përballë bashkatdhetarëve në shoqatën shqiptaro-amerikane nga Struga në Riverdale të New Jerseyt, kujtoi efektin pozitiv që dha deklarata e ish-ambasadorit të OSBE-së William Walker.

Ai tha se ajo deklaratë e tronditi dhe e ndërgjegjësoi jo vetëm diplomacinë botërore por edhe opinionin publik ndërkombëtar dhe ishte moment vendimtar që më pastaj solli edhe ndërhyrjen e NATO-s për t’i dalë zot Kosovës

“Të vërteta la deklarata e ambasadorit William Walker në Reçak të Shtimes me 15 janar 1999, e tronditi dhe e ndërgjegjësoi jo vetëm diplomacinë botërore por edhe opinionin publik ndërkombëtar dhe ishte moment vendimtar që më pastaj solli edhe ndërhyrjen e NATO-s për t’i dalë zot Kosovës, njerëzve që kishin përballë gjenocidin e Serbisë, që kishin në krahë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por në atë rast edhe avionët e NATO-s për të na nxjerrë nga ajo krizë humanitare dhe për ta çliruar Kosovën pas 87 viteve të okupimit serb”, u shpreh shefi i qeverisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci