Të fundit

FSK e gatshme për të përmbushur misionin e saj si garantuese e sigurisë

Në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës u tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë përparime të jashtëzakonshme dhe se partnerët ndërkombëtarë e kanë ndihmuar FSK-në në krijimin e në modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të saj.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla deklaroi se FSK përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerë qëndron e fortë dhe e gatshme për të përmbushur misionin e saj si garantues i sigurisë së Kosovës dhe kontribues për paqen ndërkombëtare.

Syla u shpreh se Forca e Sigurisë së Kosovës është një simbol i krenarisë kombëtare dhe garancia jonë për një të ardhme të sigurt .

“E themeluar mbi vlerat e paqes demokracisë dhe përkushtimit të pashoq për vendin FSK sot është një simbol i krenarisë tonë kombëtare dhe garancia jonë për një të ardhme të sigurt. Këtë vit po e përmbyllim me suksese të përbashkëta me partnerët tanë ku përveç bashkëpunimit tonë të shumë anshëm duhet të theksoj edhe koordinim dhe bashkëveprimin për të kontribuar për luftën e drejtë dhe çlirimtare të Ukrainës….Partnerët tanë kanë luajtur një rol thelbësor në formësimin, modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve tona….përmes këtij bashkëpunimi të ngushtë FSK sot qëndron e fortë dhe e gatshme për të përmbushur misionin e saj si garantues i sigurisë së Kosovës dhe kontribuues për paqen ndërkombëtare”, theksoi ai.

Ndërsa, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari duke e konsideruar si thelbësore përkrahjen e partnerëve ndërkombëtare, theksoi se së bashku mund t’i shërbejnë paqes dhe parandalojnë luftërat.

Jashari u shpreh se mbështetja e partnerëve ndërkombëtare ka qenë thelbësore për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kam theksuar vazhdimisht që ne trajnohemi, stërvitemi, bashkë zbarkohemi vetëm me shtetet e NATO-së dhe kjo është tregues i seriozitetit tonë për fokusin tonë strategjik për anëtarësimin në aleancën më të rëndësishme ushtarake në botë. Përderisa, përgatitemi të hyjmë në një fazë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit ne gjithashtu hyjmë në një fazë komplekse të zhvillimit të aftësive të reja dhe mirëmbajtjes së kapaciteteve aktuale. Gjithashtu kemi filluar planifikimin për periudhën pas PGJT-së mbi bazën e përudhën afatgjatë zhvillimore. Edhe këtë fazë do ta përfundojmë së bashku pasi që siguria globale kurrë nuk ka qenë më e sfiduar. Ne duhet të jemi të gatshëm ta përmbushim misionin tonë kushtetues dhe ligjor si dhe të mbështesim aleancën në përgjithësi e sfidave të sigurisë rajonale dhe globale”, deklaroi komandanti i FSK-së.

Christian Nawrat, drejtorit i Ekipit Ndërlidhës këshillues të NATO-së ( NALT) u shpreh se NATO mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e rajon.

Nawrat theksoi po ashtu se NALT luan rol unik në mesin e ndërkombëtarëve të mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“NATO mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e mbarë rajonin”.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu u shpreh se dialogu është rruga e duhur për zgjidhjen e çështjeve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij ndaj kërcënimeve të fundit në pjesën veriore të vendit, përfshirë edhe sulmin terrorist në Banjskë, FSK ka treguar profesionalizëm duke shmangur të gjitha provokimet që kanë mund të qojnë në eskalime të ndryshme.

“Ka sfida sidomos kjo çështja e fundit e Rusisë dhe ato qëllimet e Serbisë të këqija në Kosovë dhe kërkojnë një qasje të jashtëzakonshme. Është shumë esenciale kjo të adresohet dhe ngritja e personelit të KFOR në kontrollimin e kufirit ka qenë shumë kruciale. Po ashtu, dëshirojmë të them se sulmi i vitit të kaluar që është kryer nga një grup i paramilitarëve dhe ministria e Mbrojtjes dhe FSK ka treguar profesionalizëm të vërtetë dhe duke shmangur të gjitha provokacionet dhe retorikat e tyre që kanë mund të qojnë në eskalime të ndryshme”, tha ai.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se janë të kënaqur me progresin e FSK-së dhe e mbështesin plotësisht rrugëtimin euroatlanik të Kosovës.

“Jemi të kënaqur me progresin e FSK për të siguruar që FSK është profesionale dhe gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse. Ne jemi shumë të kënaqur me rolin tonë këtu është shumë e rëndësishme për stabilitetin regjional dhe jemi të kënaqur që mund të vazhdojmë me kontributin tonë në punën e NALT-it dhe kontributin në FKS dhe ministri të Mbrojtjes. Jemi të kënaqur me trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së që marrin në Mbretëria e Bashkuar”, tha ai.

Në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024” morën pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe atashetë ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci