Të fundit

Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Qipro

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës e Qipros, e cila do të zhvillohet më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat do të shiten përmes platformës online, ndërsa çmimet do të jenë si zakonisht. 20 euro do të kushtojë një biletë në pjesën perëndimore të stadiumit, 10 euro në lindje, e nga 5 euro jug e veri. Edhe bileta VIP mbetet e pandryshuar. 80 euro.

Kosova do të jetë nikoqire e Qipros më datën 15 të këtij muaji. Kjo ndeshje i përket Ligës së Kombeve dhe është ndeshja e tretë e Kosovës në këtë edicion të ri.

Nga dy ndeshja sa ka zhvilluar, Kosova ka një humbje e një fitore, pikërisht ndaj Qipros.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, kurse biletat mund t’i blini duke klikuar këtu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci