Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë 440 luftëtarë të Hezbollahut qëkur ka nisur pushtimin tokësor në Liban.
Këto pretendime nuk i ka komentuar grupi i armatosur i Hezbollahut.
Të shtunën kanë vazhduar bombardimet e Izraelit në Bejrut pasi ushtria paralajmëroi banorët e lagjeve jugore që të evakuoheshin.
Ndërkaq, Hezbollahu ka lëshuar disa raketa në drejtim të pjesës veriore të Izraelit. Grupi ka deklaruar se një bazë ajrore afër qytetit të Haifas ishte cak.
Të shtunën, IDF-ja a deklaruar se dy figura të larta të Hamasit janë vrarë në veri të Libanit.
