Hetuesit e Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një bastisje në shtëpinë e Izedin Bytyqit, zëvendësues i sekretarit në Ministrinë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Paparaci ka siguruar pamje teksa hetuesit policor ndodhen para shtëpisë së tij në një lagje të Prishtinës.
Siç tregojnë burimet tona, ky aksion ndërlidhet me bastisjen në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i cili nisi mëngjesin e të martës.
Aksioni ndërlidhet me keqpërdorimet e dyshuara në rastin e faljes së borxheve të ambalazhuesve të ujit, ka mësuar Paparaci nga burime brenda organeve të rendit.
Burimet i kanë thënë Paparacit se po ashtu ekziston një urdhër i Prokurorisë Speciale për arrestimin e disa zyrtarëve të kësaj ministrie.
Rasti i dyshuar i keqpërdorimit të detyrës për të cilin po realizohet bastisja në MMPHI, ka ndodhur në vitin 2022.
