Të fundit

Pas 15 muajve, hyn kamioni i parë me mallra serbe në Kosovë

Një kamion me mallra nga Serbia me targa të Novi Pazarit ka kaluar sot në ora 12:15 në Merdar.

Kamioni është dërguar për kontroll të detajuar në terminal, i shoqëruar nga automjete të policisë dhe doganës.

Vendimin për heqjen e pjesshme të ndalesës për importin e mallrave serbe e ka bërë të ditur dje kryeministri Albin Kurti.

Vendimi për heqjen e ndalesës për import të mallrave serbe vlen vetëm për pikë-kalimin në Merdar. Kusht për heqjen e ndalimit në vendkalimet e tjera është blerja e skanerëve për kontrollin e mallrave.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur ndalesë në importin e mallrave serbe në korrikun e vitit 2023, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci