Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur në njërin prej aeroplanëve i cili po fluturonte për në Tuzla të Bosnjes e Hercegovinës.
Aeroplani ishte nisur nga Billund i Danimarkës për në Tuzla, por për shkak të mjegullës piloti kishte vendosur të aterojë në Beograd.
Një burrë rreth moshës 50 vjeçare i cili nuk ka dëshiruar që të zbresë në Beograd ka tentuar të hidhet nga avioni por që i njëjti ka arritur të pengohet nga ekuipazhi i avionit, por menjëherë pas kësaj të njëjtin veprim ka tentuar ta bëjë edhe gruaja e tij.
Sulejman Imamoviq me kombësi boshnjake së bashku me gruan e tij janë arrestuar nga policia menjëherë pas uljes së avionit.
