Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka qenë dje në Beograd në kuadër të vizitës së tij në rajon. Ai u takua Vuçiqin dhe Gjuriqin, të cilët iu ankuan për “pozitën e padurueshme” të serbëve në Kosovë, duke fajësuar “lëvizjet e dhunshme të Prishtinës”. Ndalesa e radhës e zyrtarit amerikan është Prishtina.
Presidenti serb ka thënë se ka pasur një takim “të mirë me Kasanof”.
“Diskutuam çështjet kyçe që lidhen me forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor, si dhe sfidat rajonale dhe globale që ndikojnë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka thënë ai, transmeton Paparaci.
Në veçanti, sipas tij, u bisedua për potencialet e shumta për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Serbisë dhe SHBA, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“E theksova rëndësinë e dialogut mes dy vendeve tona, veçanërisht të shkëmbimit të hapur për çështjet për të cilat ne nuk pajtohemi”, ka thënë Vuçiq.
Ata kanë folur edhe për situatën në rajon dhe në Kosovë.
“Duke folur për situatën në rajon, në radhë të parë theksova situatën “jashtëzakonisht të vështirë dhe komplekse në Kosovë” dhe theksova kushtet “pothuajse të pamundura në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe zgjidhjes paqësore të problemeve, pavarësisht përshkallëzimit të panevojshëm të njëanshëm të tensioneve”, ka pretenduar Vuçiq, mirëpo pa përmendur se çfarë i ka thënë Kasanof në lidhje me këtë demagogji të tij./Paparaci.com
