Të fundit

Arrestohet një person në Viti: Dyshohet se tentoi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane.

Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

“KONTRABANDË ME MIGRANTË /LEGALIZIM I PËRMBAJTJE SË PAVËRTETË-Viti  29.07.2024 – 13:05. Pas hetimeve të zhvilluara, më 10.10.2024, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane. Gjatë kontrollit nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB, dokumente dhe kopje të ndryshme të pasaportave si dhe dëshmi të transaksioneve bankare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci