Të fundit

Haxhiu: 16 ushtarë u dërguan në Komision Disiplinor të FSK, vetëm se u ushqyen jashtë

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me çështjen e ushqimit të ushtarëve të FSK-së, një temë e debatuar shumë kohëve të fundit.

Haxhiu ka pretenduar se 16 ushtarë të FSK-së janë dërguar në komision disiplinor pasi u ushqyen jashtë.

Sipas Haxhiut, ushtarëve nuk iu mjaftoi ushqimi.

“Unë e thash dje në Kuvend se janë dërguar në Komision Disiplinor 16 ushtarë të FSK-së për shkak se kanë dalë me u ushqyer jashtë sepse ushqimi i brenda nuk është i mjaftueshëm dhe nuk është pastaj i kemi edhe disa publikime të tjera se 20 ushtarë nga jashtë kanë fut ushqim brenda. Nuk ka ndodhur asnjëherë që kompanitë, restaurantet tjera fasst food-et që të shpërndajnë ushqim nëpër kazermat e ushtrisë. Ushtarët e FSK-së, oficerët e saj kanë bërë një punë të mrekullueshme dhe në këtë institucion që ka vlerësime më të mëdha nga qytetarët dhe këto të futen në hajni që të vidhet në bukën e ushtarëve është skandaloze”, tha Haxhiu në Tëvë 1.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci