Të fundit

Policia e Kosovës arreston personin e kërkuar nga gjykata

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

21 vjeçari ishte i dënuar për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ’’ me dënim burgimi prej tetë muajve.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 04:00 ka pranuar një informacion se një patrullë e policisë së stacionit policor të Lipjanit ka ndaluar një person me inicialet A.XH (M/K), 21 vjeçar”, thuhet në njoftim.

I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci