Të fundit

Kur Walkeri deshi t’i hapte derën e burgut Albinit

Shkruan Col Mehmeti

Ish-spiunja britanike në Kosovë, Alexandra Channer ka qenë aktiviste e Lëvizjes KOFTËLARG!, domethanë partia e sotme në pushtet.

Si krejt punëtorët e inteligjencave të hueja, edhe skocezja faqekuqe e arsyetonte praninë e saj këndejpari me “grumbullim materialesh” për doktoraturën e saj për lëvizjet antiestabilishment në botë.

Channer, siç e mbajnë mend ish-aktivistët e partisë në pushtet, ka qenë përgjegjëse për nji version të gazetës së Lëvizjes KOFTËLARG! që publikohej përjavshëm në anglisht. Për fat të keq, çdo ekzamplar virtual i gazetave shqip dhe anglisht âsht asgjësue me urdhën të kryeministrit kosovar.

Në vitin 2007, UNMIK-u e burgos liderin e bokoharamëve kosovarë dhe ndaj tij rândojnë akuza të peshave të randa, ma kryesorja e të cilave ka qenë sulmi ndaj personelit ndërkombëtar në Kosovë.

Ripublikimi i kabllogrameve të ambasadës amerikane për prapavijën e disa ngjarjeve që gati sa nuk i bânen abort të dhunshëm pavarësisë së Kosovës, janë vetëm nji pjesë e të vërtetës, po jo e gjithë e vërteta.

Njimend ish-ambasadorja amerikane Tina Kaidanow pati kërkue që të mbahej nën arrest nji prej banditëve ma destruktivë në Kosovë që po e rrezikonte edhe pavarësimin e vendit. Por, kabllogramet amerikane nuk e kanë regjistrue edhe nji episod tjetër. Atë, në fakt, e ka pikas inteligjenca britanike.

Në nji nga numrat e gazetës “Self-Determination”, diku kah gjysma e 2007-s, Channer pati shkrue sesi ish-diplomati amerikan, William Walker, e ka takue liderin boko-haram në burgun e Lipjanit. Shumë nga detajet e takimit janë pluhnos nga pesha e kohës, porse Walkeri ka qenë ai që shprehimisht e amerikançe i ka thanë boko-haramit kosovar që të liroj brenda orës nga burgu.

Simbas disa bashkëpunëtorëve të tij, kushti i amerikanit ishte i premë: lirimi nga burgu duhej të paguhej me heqje dorë nga protestat e përdhunshme.

Robnimi i Kosovës nga kryebanditi lleftist dhe bashkëpunëtorët e tij nuk fillon me 14 shkurt 2021, nuk fillon madje as me luftë hibride e virtuale, as me ushtri botsash e profilesh false, madje as me operacione speciale psikologjike (psych ops).

Ka qenë, me sa duket, nji keqvajtje (malfunction) brenda vetë personelit amerikan në Kosovë, nji anarki mes njerëzish të fortë, diplomatësh e ish-diplomatësh që i kanë pshtjellue kompetencat mes vete. Njani prej tyne, me dashje ose padashje, e ka nxjerr xhindin prej shishes.

Për shumë kohë, William Walker ka qenë nji benjamin nga larg i VV-së. Ai, madje, ka qenë në prapavijë kur banditat lleftistë vendosën leninçe me i hi “garës parlamentare”, me e luftue sistemin me mjetet e sistemit siç thuhej në leksikonin e lleftizmit njerivrasës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci