Të fundit

Fillon trajnimi i gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, respektivisht Divizioni i Trajnimeve në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Sot filloi me trajnimin themelor për gjeneratën e 61-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, trajnim nga i cili kadetët policorë do të përfitojnë njohuritë e nevojshme sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, me qëllim të kryerjes të detyrave me profesionalizëm në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Kjo gjeneratë numëron gjithsej 467 kadetë, ku janë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Me këtë rast kadetët policorë janë pritur dhe u është dëshiruar mirëseardhje nga eprorë të PK-së, përfaqësues të Divizionit të Trajnimeve”, njofton Policia e Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci