Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës.
Sipas AGK ky hap vjen pas identifikimit të nevojave, shqetësimeve e kërkesave të gazetareve.
“Misioni i këtij Rrjeti është krijimi i një ambienti gjithëpërfshirës për gratë që punojnë në medie, parandalimin e përdorimit të gjuhës seksiste dhe mizogjene në diskurs publik, si dhe krijimi i një hapësirë të sigurt për adresimin e problemeve që hasin në vendin e punës apo gjatë punës në terren”, thuhet në një njoftim.
