Dejona Mihali është ballafaquar sot me pyetje të rënda për implikimin e saj në komunikimet me Nagip Krasniqin, ish-drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje është pyetur nga aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, për disa çështje të ndërlidhura me aferën e komunikimeve të saj me Nagip Krasniqin.
“Qysh po të ec me drejtimin e shtetit të Kosovës?”, e ka pyetur Krasniqi, Mihalin.
Ajo nuk është përgjigjur. Ka refuzuar t’i komentojë pyetjet dhe konstatimet e Krasniqit.
“A jau ke shkru sot krejt fjalimet deputetëve të Vetëvendosjes?”, ishte një tjetër pyetje e aktivistit të PSD-së.
Mihali, siç tregon video-incizimi, derisa u përball me pyetet e Krasniqit po ecte në këmbë në afërsi të objektit të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë. /Paparaci.com
