Të fundit

Dushi: Hera e dytë që qeveria provon të bëhet pjesë e organizimit të zgjedhjeve

Kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi ka deklaruar se qeveria e Kosovës për herë të dytë nëpërmjet segmenteve të caktuara ka tentuar në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore që të bëhet pjesë e organizimit të zgjedhjeve.

Ai i ka bërë thirrje KQZ-së që me urgjencë të deklarohet se zgjedhjet do t’i organizojë ky institucion.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet që me urgjencë dhe qartë të deklarohet dhe t’i sigurojë qytetarët e Kosovës se zgjedhjet do të organizohen nga ky institucion i pavarur dhe i paanshëm kushtetues dhe të garantojë se zgjedhjet do të jenë të rregullta e rezultati tyre i drejtë”, ka shkruar Dushi.

“Kjo qasje antikushtetuese dhe antidemokratike e qeverisë në raport me një proces kaq të rëndësishëm për demokracinë në vend, duhet të ndëshkohet me votë në zgjedhjet që askush, asnjëherë nuk do të mund t’i cenojë”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci