Të fundit

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të mbahen mbledhjet e pesë komisioneve parlamentare.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, sot në ora 10:00, mbanë mbledhjen e radhës, në rend dit është edhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, sot po ashtu në ora 10:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dit është edhe shqyrtimi i Raportit me amendamente për për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror si dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për financimin e menaxhimit të resurseve ujore.

Mbledhje sot në ora 10:30 ka edhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2022 dhe 2023;

Ndërsa Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti fillon mbledhjen në ora 11:00. Mbledhje po ashtu në ora 11:00 ka edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci