Të fundit

Manchester United e gjen trajnerin e ri pas shkarkimit të Ten Hag

Trajneri aktual i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim do të marrë drejtimin e Manchester United dhe do të pasojë Erik ten Hag, i cili u shkarkua dje.

Manchester United do t’i paguajë Sportingut kompensim prej 10 milionë eurosh dhe trajneri i ri do të fitojë nga shtatë deri në tetë milionë euro në vit në Old Trafford.

Amorim duhet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Manchesterin dhe duke pasur parasysh që Sporting dikur e pagoi 10 milionë euro për Bragën, trajneri portugez do të bëhet një nga trajnerët më të paguar ndonjëherë duke kaluar në Old Trafford.

Amorim e kaloi karrierën e tij të lojës duke luajtur për Belenenses dhe Benfica, dhe filloi të ndërtojë karrierën e tij si trajner në Casa Pija, nga ku u transferua në Braga.

Sporting e solli atë në vitin 2020 dhe që atëherë filloi ngritja e tyre, duke qenë se kanë fituar dy tituj të ligës dhe këtë sezon po luajnë jashtëzakonisht mirë me nëntë fitore në po aq ndeshje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci