Policia ka bërë të ditur se pas disa informatave që ka pranuar, ka ndaluar një veturë të dyshuar në qytetin e Graqanicës.
Pas kontrolleve në makinën që po e drejtonte i dyshuari kosovar, policët kanë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur të bardhë në formë të ngurtë, të dyshuar për kokainë, që kap vlerën e tregut rreth 10 mijë euro.
Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar një veturë, para kesh 200 euro dhe një celular.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ku në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
![]()
