Të fundit

Shkon në tre numri i të vrarëve në atentatin e Shkodrës

Ka shkuar në tre numri i viktimave që mbetën të vdekur si pasojë e një atentati të ndodhur në orët e pasdites së sotme në Shkodër.

Siç njofton Abcnews, është shoqëruar në polici Safet Bajri në lidhje me atentatin e ndodhur këtë të mërkurë në Shkodër, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos rëndë një tjetër. Më herët, në polici u shoqëruan edhe katër persona të tjerë.

Shënjestra të atentatit ishin Hamza Lici, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Arlind Bushati, i cili vdiq më vonë në spital. Lici dhe Bushati ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat.

Viktimë mbeti edhe Flutura Basha, e cila po lëvizte me motoçikletë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha. Ata u përplasën nga makina e Licit dhe Bushatit pasi humbën kontrollin nga të shtënat me armë.

Një ndër pistat e hetimit të policisë për këtë ngjarje është konflikti i vjetër mes fisit Lici dhe Bajrave në Shkodër.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci