Të fundit

Një pajisje e dyshimtë gjendet në veturën e gazetarit Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se në veturën e tij është vendosur një pajisje e dyshimtë.

Në një shkrim në Facebook, drejtori i Paparacit ka deklaruar se pajisja e dyshimtë në është zbuluar gjatë një kontrolli në servis të veturës së tij.

“Sot kam sjell veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afër rrotës”, ka thënë Kajtazi, raporton Paparaci.

Gazetari, i cili para një jave deklaroi se dyshonte se po përgjohej ilegalisht nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), ka thënë se rastin e ka lajmëruar në polici.

“Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, ka deklaruar Kajtazi.

Të martën, Kajtazi tha se ai dhe tre gazetarë të tjerë, Berat Buzhala, Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj ndodhen nën vëzhgim të paligjshëm nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Kajtazi tha se këto veprime të pretenduara të AKI-së dëshmojnë për shndërrimin e agjencisë në “organizatë kriminale të pushtetit”.

Ndaj Kajtazit dhe kolegut të tij gazetar Lirim Mehmetajt, kanë nisur hetime penale për zbulimin e identitetit të zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, konfirmoi të mërkurën e javës së kaluar Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Hetimet ndaj tyre ndërlidhen me ekspozimin e implikimit të AKI-së në lajmin e mediumit me bazë në Bosnjë e Hercegovinë, Slobodna Bosna, i cili raportoi për gjoja financimin e dy portaleve kosovare nga Serbia. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci