Të fundit

Marcelos i shkëputet kontrata pas përplasjes me trajnerin

Mbrojtësi i njohur brazilian, Marcelo, ka mbetur pa ekip.

Ish-futbollisti i Real Madridit është duke kaluar në periudhë të vështirë në karrierë, ndërsa kulmi u arrit me shkëputjen e kontratës me Fluminensen të shtunën.

Fluminense njoftoi se kjo është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Të premten mbrëma, Marcelo ishte protagonist te skuadra e tij Fluminense, në ndeshjen ndaj Gremios që përfundoi 2:2.

Ai ishte duke u bërë gati të inkuadrohej në lojë, por më pas trajneri Mano Menezes, vendosi që ta ulë atë sërish në bankë. Marcelo dhe Menezes nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihen duke diskutuar. Më pas, vendin e Marcelos e zuri John Kennedy.

“Doja ta fusja në lojë Marcelon, por ndodhi diçka që nuk më pëlqeu dhe e ndërrova mendjen”, ka thënë Menezes.

Marcelo nuk do të mund të luajë në Kupën e Botës për Klube, ndërsa ka refuzuar ta komentojë rastin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci