Të fundit

Kur do të mësohet emri i presidentit të ri amerikan?

Votuesit amerikanë do të vendosin të martën për presidentin e tyre të ri.

Rezultatet e zgjedhjeve amerikane shpesh janë shpallur pak orë pas mbylljes së vendvotimeve, por sivjet për shkak të garës së ashpër, emri i fituesit nuk mund të shpallet menjëherë.

Kur priten të dalin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale?

Në disa gara presidenciale emri i fituesit ka dalë shumë vonë gjatë natës, ose të nesërmen në mëngjes. Kësaj here, për shkak të garës së ngushtë në shumë shtete, mediat do të presin pak më gjatë për të përcaktuar se kush do të fitojë.

Demokratja Kamala Harris, zëvendëspresidentja aktuale dhe republikani Donald Trump, ish-president, kanë qenë ngushtë në sondazhet e javës së fundit.

Fitoret e ngushta do të thotë se mund të ketë rinumërim. Në shtetin kyç dhe luhatës të Pennsylvanias, pritet të ketë rinumërim nëse dallimi me vota është shumë i ngushtë. Në vitin 2020, margjina ishte vetëm 1.1 për qind.

Rishikimi është i mundshëm. Tashmë janë 100 padi parazgjedhore, të gjitha nga republikanët. Këto mund të shtyjnë emrin e vituesit.

Kur është mësuar emri i fituesit në zgjedhjet e kaluara?

Në vitin 2020 zgjedhjet u mbajtën më 3 nëntor. Mirëpo, rrjetet televizive në SHBA nuk e deklaruan Joe Bidenin si fitues deri në mëngjesin e 7 nëntorit, pasi u bë i qartë rezultati në Pennsylvania.

Në vitin 2016, kur Trumpi fitoi zgjedhjet, u shpall fitues pak para orës 3 të mëngjesit, me kohën amerikane.

Në vitin 2012 kur Barack Obama siguroi mandatin e dytë, fitorja e tij u parashikua pak para mesnatës.

Sidoqoftë, zgjedhjet e vitit 2000 mes George W Bush dhe Al Gore janë një përjashtim i këtyre rasteve.

Zgjedhjet u mbajtën më 7 nëntor, por dy ekipet kontestuan rezultatin në Florida dhe fituesi nuk u vendos deri më 12 dhjetor. Gjykata Supreme votoi për t’i dhënë fund rinumërimit në Florida dhe kjo e mbajti Bushin si fitues.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci