Të fundit

Sulmohet me gurë treni që shkonte nga Prishtina në Pejë

Persona të panjohur kanë thyer me gurë xhamin e trenit që lëvizte nga Prishtina në Pejë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të dielën në orën 16:45 në Fushë-Kosovë.

“Është raportuar se nga disa persona të dyshuar të panjohur është gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë dhe si pasojë është thyer një xham. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e plotë policor.

Rasti po trajtohet si “dëmtim prone”.

Edhe javë më parë një grup të rinjsh ka sulmuar trenin 761 në segmentin hekurudhor Prishtinë-Pejë.

Ndërmarrja publike “Trainkos Sh.A.” kishte thënë se po ballafaqohet me aktivitete të tilla të rrezikshme, pasi në mes të tetorit ishin vendosur gurë në këtë trase hekurudhore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci