Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka uruar zv/kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel për hapjen e ambasadës së re në Prishtinë.
Krasniqi dhe Bettel janë takuar sot në Prishtinë.
“Sot, pata kënaqësinë ta takoj për një mëngjes pune Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, mikun tim Xavier Bettel”, tha Krasniqi.
“Xavierin e urova për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës”, shkroi kryetari i PDK-së në një shkrim në Facebook.
Krasniqi, po ashtu tha se ish-Kryeministrin Bettel e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës.
