Të fundit

Haradinaj nderon ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka nderuar ushtarët britanikë të rënë në Kosovë.
Haradinaj ka vendosur lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar që gjendet në kryeqytet, në ditën kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore.

“Kosova, e ndërtuar mbi themelet e sakrificës dhe flijimit, qëndron krah për krah me botën demokratike. Sot, në këtë rrugëtim të përbashkët, synimi ynë është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, për t’i shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e në botë”, ka shkruar Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci