Të fundit

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.H., i cili dyshohet se të mërkurën (13 nëntor) shtiu me armë zjarri duke shkaktuar vrasjen e dy personave në një lokal në Klinë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet pas pak në Gjykatën Themelore në Pejë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Mujë Krasniqi” të mërkurën rreth orës 17:17 dhe është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, njëri nga vitktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tjetri ishte dërguar në Spitalin e Pejës, ku nuk kishte mundu t’iu mbijetojë plagëve. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci