Të fundit

21-vjeçari nga Malisheva humb jetën në një aksident në Itali

Një 21-vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksident që ka ndodhur në Itali në mesnatën e së mërkurës.

Lidhur me rastin e rëndë kanë shkruar edhe mediat italiane.

Gazeta “Corriere del Vento” ka shkruar se Rilind Thaqi, ka mbetur në vend si paosjë e këtij aksidenti.

Ai po udhëtonte bashkë edhe me një kushëri të tij, kur ky i fundit po e drejtonte veturën e tipit BMW.

Vetura doli nga rruga dhe u përplas me shtyllën nga ana e pasagjerit ku ndodhej tanimë viktima.

Të dy po ktheheshin nga Jesolo në zonën e Venedikut.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci