Të fundit

Vajza e ish-truprojës së Rugovës rrëfen kujtimin e hidhur të para 24 viteve, shkaku lidhjes së familjes së saj me LDK-në

Elmire Nikçi-Rexha, vajza e ish-truprojës së Ibrahim Rugovës, Elez Nikçit, ka kujtuar një histori të para 24 viteve, kur u sulmua familja e saj, siç thotë ajo për shkak të punës së tyre në LDK dhe bashkëpunimin me presidentin historik.

Nikçi-Rexha, tashmë kandidate për deputete nga LDK, thotë se më 17 nëntor të vitit 2000, u tentua vrasja e nënës së saj në vendin e punës, por që fatmirësisht ka shpëtuar.

Atë ditë, siç shkruan ajo, babai i saj ishte në udhëtim në SHBA me Presidentin Ibrahim Rugova.

“Në kujtim të 17 Nëntorit 2000, Një ditë që mbajmë thellë në zemrat tona, ku u përballëm me tmerrin e vërtetë! Pas shumë kërcënimeve, telefonatave anonime, pëlumbave të lënë para derës së shtëpisë dhe letrave kërcënuese, ku besonim se mund të jetonim të qetë në liri; Ata, të cilët kërkonin të na frikësonin, flisnin shqip, por ne si familje s’i morëm seriozisht, sepse ndiheshim të sigurt në vendin tonë.

Por më 17 Nëntor 2000, tmerri erdhi përmes një sulmi ndaj nënës, e cila u tentua të vritej në vendin e saj të punës, e sulmuan me prerje në qafë. Fatmirësisht, ajo shpëtoi. Ato ditë, babi nuk ishte në shtëpi, ishte në udhëtim në SHBA me Presidentin Ibrahim Rugova”.

Kandidatja për deputete thotë se u përdorën metoda për të larguar babain e saj nga angazhimi i tij si bashkëpunëtor i Presidentit Rugova dhe për të penguar nënën që të vazhdonte punën e saj në kuadër të Forumit të Gruas të LDK-së.

“Ata donin që të shkatërronin gjithçka që lidhte familjen tonë me Presidentin historik dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Tutje ajo pohon se derisa vitet kalojnë, ata vazhdojmë të numërojmë ditët dhe të presim që të zbardhen të gjitha vrasjet dhe sulmet ndaj anëtarëve të LDK-së.

“Ky kujtim i hidhur mbyllet me fjalët e Presidentit Rugova: “Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë.””

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci