Të fundit

Publikohen formacionet, Kosova me shumë ndryshime ndaj Lituanisë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, është detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Lituanisë.

Kosova do të pres sot në stadiumin “Fadil Vokrri” Lituaninë, me ndeshjen e cila do të jetë e fundit për këtë vit.

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, teksa para fillimit të takimit janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Foda është detyruar të gjej zëvendësime për Rrahmanin e Dellovën në mbrojtje për shkak se dyshja e mbrojtjes janë të suspenduar për këtë ndeshje për shkak të kartonëve të verdhë.

Në qendër të mbrojtjes ndaj Lituanisë do të luajnë Ilir Krasniqi dhe Fidan Aliti.

Përpos mbrojtjes, Foda ka bërë ndryshime edhe në sulm. Ndaj Lituanisë, Foda ka zgjedhur të luaj me dyshen sulmuesi Rrahmani-Muriqi.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci